Serbëve në veri u kërkohet të mos i regjistrojnë veturat e tyre me targat “RKS”

27 korrik 2022 | 11:13

Në orët e para të së mërkurës, qytetarët serb në Veri të Mitrovicës, kanë gjetur të vendosura në veturat e tyre fletushka kërcënuese përmes së cilave janë paralajmëruar që të mos regjistrojnë automjetet e tyre me targa të Republikës së Kosovës.

“Nuk ka dorëzim – KM mbetet”, është mesazhi i shkruar në fletushkat e vendosura në automjetet e serbëve të Kosovës, të cilët nga data 1 gusht duhet t’i konvertojnë targat e tyre në RKS, pasi në qershor të këtij vitit Qeveria ua dha dy muaj afat qytetarëve që të largojnë targat ilegale.

Dizajnuesit e këtyre fletushkave janë kujdesur që tabelat zyrtare të Republikës së Kosovës “RKS” t’i portretizojnë si tabela të “djallit” përmes të ashtuquajturit kod djallëzor “666”.

E ndërsa tabelat ilegale “KM” të cilët duhet të konvertohen në ato “RKS” me numrin “1244” e cila ilustron numrin rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që parasheh se Kosova është pjesë integrale juridike e Serbisë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka thënë se Policia deri tani nuk ka ndonjë informacion rreth kësaj.

Sipas tij, ekipet përkatëse të policisë do të punojnë gjatë ditës në këtë drejtim në mënyrë që t’i identifikojnë autorët e këtyre letrave të cilat, siç tha ai, janë kundër ligjore.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 85-të saj, të zhvilluar më 29 qershor të këtij viti kishte miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa “RKS”, për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”.

Sipas këtij vendimi regjistrimi do të fillojë në fillim të gushtit dhe do të zgjasë deri më 31 shtator.

“Vendimi ka karakter të papërsëritshëm pas përfundimit të periudhës së vlefshmërisë”, thuhej në komunikatën për media të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërmarrja “Prishtina Parking” e cila merret me menaxhimin e parkingjeve…