“Serbia mbeti pa Kosovën, nuk e dha vullnetarisht, e humbi në luftë”, presidenti kroat sqaron deklaratën

01 shkurt 2023 | 19:52

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç deklaroi se është keqkuptuar në deklaratat kur tha se “Kosova i është rrëmbyer Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare”.

Gjatë një konference për mediat së bashku me presidenten e re sllovene Natasha Pirc Musar, ka sqaruar deklaratën e tij, e cila ngjalli reagime të ashpra.

“Serbia mbeti pa Kosovën, nuk e dha vullnetarisht, e humbi në luftë. Unë mund të kisha thënë ndryshe, se Serbia ka mbetur pa Kosovën, por supozoj se të gjithë jemi dakord se Kosova ishte pjesë e Serbisë”, ka thënë Milanoviç”.

Ai tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën në njëfarë mënyrë dhe ka shtuar se me politikanët e Kosovës ka miqësi të mirë. Në lidhje me Asociacionin e  komunave me shumicë serbe, Milanoviç ka thënë se duhet të themelohet, pasi është nënshkruar dhe miratuar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjetet sociale janë mbushur me postime, video dhe histori nga…