Serena Williams eliminon numrin 1 në botë

21 janar 2019 | 11:52

Serena Williams ka siguruar një biletë për në çerekfinalet e grand slam të “Australian Open” pas fitores 2-1 (6-1, 4-6, 6-4) në raundin e katërt ndaj Simona Halep, numrit 1 në botë për femra.

Një ndeshje e fituar me meritë nga tenistja amerikane, që eliminoi një rivale direkte në sfidën për trofe, duke avancuar mes 8 më të mirave.

Ndeshja ishte me luhatje nga të dyja tenistet, me Serena që dominoi në setin e parë, ku triumfoi me lehtësi 6-1. Në setin e dytë vjen rikuperimi i Halep, që rihap ndeshjen pas fitores 6-4, por loja e tenistes rumune ndalet këtu. Në setin e tretë është sërish Serena Williams që merr komandën, luan mirë e fiton 6-4, duke avancuar më tej.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borussia Dortmund i ka parë shumë lojtarë të talentuar teksa…