Serena Williams: Federeri është tenisti më i madh në histori

06 janar 2019 | 12:09

Respekti reciprok nuk mungon mes Serena Williams dhe Roger Federer, aq sa tenistja amerikane e konsideron zviceranin si tenistin si “tenistin më të madh në histori”.

Këtë deklaratë, Serena Williams e bëri pas ndeshjes që dy tenistët luajtën ndaj njëri-tjetrit, në Hopman Cup, në lojën dyshe mikse, ku çifti zviceran fitoi ndaj atij amerikan.

“Unë mendoj se Roger është tenisti më i madh në histori. Unë gjithnjë them atë që mendoj dhe shifrat e konfirmojnë këtë gjë. Është një tenist karizmatik, në fushë e jashtë saj”, ka thënë tenistja amerikane, që për herë të parë duelonte ndaj Federer në një ndeshje zyrtare. Më tej, Serena, duke zbuluar një të fshehtë të Federer, shtoi: “Njerëzit e nënvlerësojnë shërbimin e Roger, por unë them se është e pamundur të kuptosh se ku do të përfundojë topi. Jo më kot është një kampion”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër ndeshje e vështirë e pret sot skuadrën e…