Serena Williams si rrallëherë me paraqitje elegante (Foto)

19 korrik 2019 | 16:06

Kampionia e tenisit, Serena Williams, ka befasuar të gjithë kur së fundi është shfaqur në gala mbrëmjen e modës në sport, si asnjëherë më parë.

Williams, aktualisht 37-vjeçare është kujdesur bukur shumë për të komanduar vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj të bërë mbrëmjen e së enjtes në mesin e yjeve në “Hollywood”.

Serena të cilën çdo herë e shihni duke triumfuar në tenis, u pa në këtë gala mbrëmje të yjeve të sportit e veshur me një fund prej lëkure të cilin e kishte kombinuar me një bluzë ngjyrë qumështi.

Duke u përpjekur për të lënë përshtypje, mbretëresha e Wimbledon ka shfaqur muskujt në krahët e saj ndërsa ngjyra e trupit të saj e përshtatur me veshjen e bënte të dukej elegante.

Kësaj paraqitje të rastësishme të Serena Williams, shije i kanë shtuar edhe byzylykët dhe qaforet e saj mahnitëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë (ShBA), Philipp Kosnett,…