Sergio Ramos bëhet baba për herë të tretë

26 mars 2018 | 14:24

Fëmija i tretë i yllit të Real Madrid ka ardhur në jetë.

Bëhet fjalë për Sergio Ramos, i cili është bërë baba për herë të tretë dhe lajmin e mirë ai e ka ndarë me fansat e tij në rrjetin social Twitter.

Bashkëshortja e yllit të futbollit është Pilar Rubio, ndërsa Sergoi ka ndarë me fansat edhe emrin e djalit të tij që është Alejandro.

Në Twitter Sergio, ka postuar një foto të foshnjes dhe moderatores në dhomën e spitalit, krah së cilës shkruan: “Me gëzim të madh ne ju prezantojmë me Alejandro. Ai ka lindur në orën 18:24 dhe peshonte 3.1kg. Mami dhe fëmija janë të mirë. Ju falenderoj. Ju dua”.

Futbollisti 31-vjeçar dhe bashkëshortja e tij, Pilar, janë lidhur së bashku që në shtator të vitit 2012 tashmë kanë dy djem së bashku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Robert Lewandowski do të qëndrojë te Bayern Munchen edhe sezonin…