Seria A me mesazh emocionues: Do të përqafohemi sërish

14 mars 2020 | 22:21

Faqja zyrtare e Serisë A ka shpërndarë një video ku shfaqen ekipe të ndryshme  të saj që përqafohen pas shënimit të golave, në një moment kur apelohet kaq shumë për të shmangur kontaktet fizike prej Koronavirusit.

Në fakt video-mesazhi nuk është i rastësishëm, sepse shoqërohet me mesazhin shpresëdhënës “do të përqafohemi përsëri”, teksa Italia po vuan kaq shumë nga përhapja Koronavirusit që i ka marrë jetën 1441 personave dhe ka infektuar 17750 të tjerë.

“Do ta përqafojmë njëri-tjetrin përsëri. Gjithçka do të shkojë mirë,” shkruan faqja zyrtare e Serisë A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas marrjes së informacionit për një rast të prekur me…