Sërish e dua Ligën e Kampionëve

28 janar 2021 | 12:14

Toni Kroos po synon titullin e pestë të Ligës së Kampionëve me Realin e Madridit.

Mesfushori gjerman është pjesë e Realit nga viti 2014 dhe  gjatë kësaj kohe ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve, ndërsa një trofe e kishte fituar në vitin 2013 me Bayern Munchen.

“Kur e ke mësuar ndjenjën e fitimit të Ligës së Kampionëve, dëshiron ta ndjesh përsëri dhe përsëri”, ka thënë Kroos për “AS”.

“Ndoshta nuk do t’ia dalësh brenda disa vitesh, duke qenë se edhe të tjerët duan ta dinë se si është, por dëshira për ta rijetuar përvojën, nuk zhduket”, ka shtuar Kroos.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga…