Sërish gol në ndeshjen Belgjikë-Japoni

02 korrik 2018 | 21:37

Ndeshja në mes Belgjikës dhe Japonisë është shndërruar në një dramë të vërtetë, pasi u shënua edhe goli i katërt në pjesën e dytë.

Fillimisht shënuan japonezët dy herë, kurse tash belgët arritën të barazojnë rezultatin në 2-2.

Golin e dytë për Belgjikën e shënoi zëvendësuesi Marouane Fellaini (74). Ajo që duhet cekur është fakti se Japonia i shënoi dy golat brenda katër minutave, kurse Belgjika i shënoi brenda pesë minutave.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja në mes Belgjikës dhe Japonisë është duke u shndërruar…