Sërish të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

27 mars 2024 | 23:10

Kryeqyteti as sonte nuk po gjen qetësinë. Të shtëna me armë janë dëgjuar në lagjen Dardania në Prishtinë, ku dyshohet se ka pasur incident, raporton Gazeta Sinjali.

Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në parking, ku dikush ka gjuajtur me armë, për motive akoma të panjohura.

Në bazë të informacioneve të para, në lokacionin ku ka ndodhur incidenti Policia s’ka gjetur ndonjë person të plagosur dhe ende nuk dihen rrethanat e rastit.

Në vendin e ngjarjes tashmë ka arritur Policia, ku po kryhen ekzaminimet e nevojshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur të martën…