Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra në Gjirin e Lalzit

10 dhjetor 2019 | 11:33

Toka është lëkundur sërish pak minuta më parë me epiqendër Gjirin e Lalzit.

Tërmeti pati një magnitudë 3.4 të shkallës Rihter, ndërsa thellësia e matur ishte 24 kilometra.

Toka vazhdon të lëkundet që prej tërmetit tragjik të 26 nëntorit, nga i cili humben jetën 51 persona dhe rreth 1 000 mbeten të lënduar, për të mos llogaritur dëmet materiale që nga të dhënat paraprake duket se janë tepër të mëdha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka…