Sermaxhaj, trajner i U19-shave te Drita

17 korrik 2019 | 10:53

Ish-futbollisti i njohur në Kosovë, Genc Sermaxhaj, është emëruar trajner i ekipit U19 në skuadrën e Dritës.

Sermaxhaj si futbollist ka pasur një karrierë të pasur ku, përveç Dritës dhe Gjilanit, ka luajtur edhe për Fushë-Kosovën dhe Prishtinën.

“Pas një viti të suksesshëm me grupmoshën U15, të FC Drita, tani jam emëruar trajner i ekipit të Juniorëve U19 për sezonin e ri 2019/20. Jam i lumtur me postin që më është besuar dhe premtoj se do të bëj më të mirën nga vetja ime për sukseset e reja. Falënderoj klubin dhe koordinatorin e shkollës për besimin që kanë në mua, kolegët e mi trajnerë të cilët kanë bërë dhe bëjnë punë të mirë me moshat dhe lojtarët me të cilët do të kemi bashkëpunim për sezonin vijues, duke iu dëshiruar shëndet dhe suksese”, ka thënë Sermaxhaj.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 17 korrik rreth…