Serwer: Rezultati i zgjedhjeve në Serbi s’është shenjë e mirë për Kosovën

18 dhjetor 2023 | 12:56

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka krijuar një sistem të padrejtë zgjedhor që e favorizon atë, ka thënë Daniel Serwer, profesor në Universitetin amerikan Johns Hopkins, në një intervistë për Radion “Evropa e Lirë”.

Të dhënat paraprake të zgjedhjeve të 17 dhjetorit tregojnë se Partia Përparimtare Serbe, e udhëhequr deri vonë nga Vuçiq, ka fituar shumicën.

Lista opozitare “Serbia kundër dhunës” ka kërkuar, ndërkohë, anulimin e zgjedhjeve në Beograd, duke pretenduar se ka pasur parregullsi.

Duke komentuar fitoren e Vuçiqit në raport me Kosovën, Serwer ka thënë se rezultati “nuk është një shenjë e mirë”për marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Nuk shoh asnjë shenjë se Vuçiq është gati për një ndryshim serioz sa u përket marrëdhënieve me Kosovën. Përkundrazi, ai është nisur në drejtim të kundërt. Ai sërish bën thirrje për vendosjen e sovranitetit të Serbisë. Ai e kundërshton rëndësinë e marrëveshjeve të marsit dhe shkurtit (Marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksit për zbatimin e saj), të cilat ShBA-ja dhe BE-ja thonë se janë ligjërisht të detyrueshme”, ka thënë Serwer për “REL”-in.

Intervistën e plotë mund ta lexoni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka njoftuar se është infektuar…