Sesion informues për anëtarët e Shoqatës së Kontabilistëve dhe Auditorëve

16 mars 2023 | 10:41

Në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, më 14 dhe 15 mars është mbajtur sesioni i radhës informues në bashkëpunim me Shoqatën e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Certifikuar të Kosovës, me temat: Rimbursimet Tatimore dhe Deklarimi Tremujor dhe Vjetor për: Tatim në të Ardhura Personale (IS, IL, PD dhe DI); Tatim në të Ardhura të Korporatave (QS, QL dhe CD); Ortakëritë (DO); Individët (DI).

Përmes këtij sesioni, anëtarët e SHKÇAK janë njoftuar lidhur me Kërkesat për rimbursim të: Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), Tatimit në të Ardhura Personale (TAP) dhe Tatimit në të Ardhura të Korporatave (TAK).

Gjithashtu, përmes këtij sesioni anëtarët e SHKÇAK janë njoftuar lidhur me Deklarimin dhe Pagesën e Tatimit në të Ardhura, si për: Bizneset e vogla individuale (IS); Bizneset e mëdha individuale (IL dhe PD); Korporatat e vogla (QS); Korporatat e mëdha (QL dhe CD); Ortakëria (DO); dhe Individët (DI).

Më konkretisht, përmes këtij seminari/EVP janë ofruar sqarime të detajuara se si dhe kur mund të parashtrohen kërkesat për rimbursim të TVSH, TAP dhe TAK, si dhe disa probleme të identifikuara nga ATK, lidhur me shqyrtimin e kërkesave për rimbursim.

Po ashtu, janë ofruar sqarime të detajuara lidhur me Deklarimin dhe Pagesën e Tatimit në të Ardhura si nga Individët, Bizneset e vogla Individuale/Korporata, ashtu edhe nga Bizneset e mëdha Individuale/Korporata.

Në këtë seminar/EVP janë prezantuar edhe shembuj dhe ushtrime për të bërë më të mundur të kuptuarit e drejtë të të gjitha temave të lartcekura.

Ligjërues i këtij sesioni ishte Sami Salihu, zëvendësdrejtor ekzekutiv në Administratën Tatimore të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United pritet të jetë shumë aktive në merkaton e…