Sfida interesante në Superligë

02 nëntor 2021 | 18:26

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e nëntë në Art Motion Superligë.

Ndeshja e parë do të zhvillohet ndërmjet Dritës dhe Rahovecit, dy skuadra që nuk e kanë nisur aq mbarë edicionin e ri. Gjilanasit në tetë ndeshje kanë tetë humbje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë, kurse Vreshtarët kanë një fitore dhe gjashtë humbje.

Bashkimi rikthehet në palestrën “Sezai Surroi”, ku përballet me kampionin Golden Eagle Ylli. Prizrenasit kanë pesë fitore dhe tri humbje, kurse therandasit pesë fitore dhe katër humbje, duke përfshirë edhe fitoren ndaj Pejës, që shënuan në Ligën Unike, e cila llogaritet në Art Motion Superligë.

Të enjten përballen rivalët e vjetër dhe skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Peja dhe Sigal Prishtina. Pejanët kanë gjashtë fitore dhe tri humbje, ndërsa prishtinasit katër fitore dhe katër humbje. Sfida pritet të jetë interesante, ashtu siç kanë qenë përballjet mes këtyre dy skuadrave.

Ndeshja e fundit zhvillohet mes Prizreni 16 dhe Trepçës, skuadrat finaliste të Superkupës së Kosovës. Të dy skuadrat janë në formë të mirë këtë edicion dhe kjo e bënë përballjen shumë interesante. Prizrenasit kanë pesë fitore dhe dy humbje, ndërsa mitrovicasit gjashtë fitore dhe dy humbje.

Art Motion Superliga – Java 9

E mërkurë
17:00 Drita – Rahoveci
19:00 Bashkimi – Golden Eagle Ylli
E enjte
17:00 Peja – Sigal Prishtina
19:00 Prizreni 16 – Trepça

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Gjimnastikës së Kosovës, për dy ditë me radhë…