SHABAN VIQA LUFTËTAR KOMBËTAR

10 prill 2024 | 23:23

 

Ismet Sylejmani

Sot më 10 prill 2024, në ora 11:00, në varrezat e fsh. Greme, u mbajtën homazhe në përkujtim të 15 vjetorit të ndarjes nga jeta të luftëtarit e ushtarit të tri ushtrive, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Shokut e bashkëluftëtarit tonë, Heroit të Kombit, të pavdekshmit Shaban Viqa – Baci!

Nderimi e përkujtimi i atdhetarit të madh, personalitetit të shquar kombëtar dhe njërit prej figurave kyqe, me kontribut gjigant në Lëvizjen ilegale politike-patriotike dhe në luftën e armatosur ushtarake çlirimtare, Shaban Viqa – Baci, është obligim patriotik dhe detyrim kombëtar!

Lavdi jetës dhe veprës së Heroit të Kombit Shaban Viqa-Baci!

Prishtinë, 10 Prill 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona e ka mposhtur Paris Saint Germain në ndeshjen e…