Shahini: Borxhi publik, e vetmja mundësi për të dalë nga kriza ekonomike

12 maj 2021 | 13:23

Hyrja në borxh publik është duke u konsideruar nga ekspertë të fushës së ekonomisë si e vetmja mundësi për të dalë nga kriza ekonomike në të cilën është futur Kosova gjatë kohës së pandemisë Covid-19. Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, ka thënë se e vetmja mënyrë për rimëkëmbje ekonomike është hyrja në borxhe publike. “Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) vlerëson se ekonomia e vendit është goditur pikërisht nga pandemia dhe politikat zhvillimore jofunksionale në raport me kërkesat e investitorëve dhe kjo ka lënë pasoja të mëdha në vend. Dhe si mundësi e vetme për rimëkëmbjen e ekonomisë, qeveria në programin e vet nuk parasheh ndonjë rimëkëmbje drejtpërdrejtë për bizneset është futja e shtetit në borxh publik. Ne kemi një avantazh të madh që ende e mbajmë borxhin diku rreth 18 për qind dhe kemi të drejtë të shkojmë deri në 40 për qind sipas ligjit, pa ndryshuar ndonjë strukturë të madhe të legjislacionit dhe kjo do të thotë që këto mjete mund të futen shërbim të sektorit zhvillimor ekonomik, duke përfshirë investime kapitale”, ka thënë Shahini për “EO”.

Ai ka thënë se programi qeverisës i Qeverisë Kurti nuk është shumë shpresëdhënës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur sot…