Shahini: Kosova më afër Kamerunit!

28 shtator 2023 | 20:23

Një delegacion i Kosovës dhe Shqipërisë i kryesuar nga Agim Shahini, kryetar i AKB-së kanë pritur në një takim delegacionin e Kamerunit të kryesuar nga Kryetari i Odës Afrikë-Ballkan, Assako Ella Emmanuel Delphin.

Sot u zhvillua një takim i rëndësishëm midis një delegacioni të Kosovës dhe Shqipërisë, të kryesuar nga Agim Shahini, kryetar i AKB-së, dhe një delegacioni të Kamerunit, të kryesuar nga Kryetari i Odës Afrikë-Ballkan, Assako Ella Emmanuel Delphin.

“Kosova dhe Shqipëria po nisin një udhëtim emocionues drejt bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor me Kamerunin.”, ka shkruar Shahini në “Facebook”.

Njoftimi i plotë i tij:

Kosova dhe Shqipëria po nisin një udhëtim emocionues drejt bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor me Kamerunin.

Takimi ynë është fillimi i një rrugëtimi të ri, ku do të ndajmë vlera ekonomike, diplomatike dhe kulturore, me qëllim të ndërtimit të lidhjeve të forta dhe projekteve të suksesshme. Bashkëpunimi ynë do të kultivojë marrëdhëniet mes komuniteteve tona dhe do të hapë dyert për mundësi të reja biznesore.

Kryetari i Odës Afrikë-Ballkan, Assako Ella Emmanuel Delphin, i kënaqur me pritjen, theksoi se jemi të gatishmë për të promovuar bashkëpunimin ekonomik, diplomatik, politik dhe kulturor. Ai është një frymëzues i vërtetë dhe udhëheqës që do të sjellë ndryshime pozitive mes vendeve tona dhe bizneseve të Ballkanit dhe Afrikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ngjarje tragjike në Roterdam. Disa persona kanë humbur jetën pas…