Shahini: Kosovarët po i shpenzojnë mbi një milion euro çdo fundjavë në Greqi

12 mars 2024 | 13:27

“Greqia po bëhet vendi më i preferuar i kosovarëve për të vizituar gjatë javës sidomos pas janarit të këtij viti, që mesatarisht në javët e kaluara kanë ikur mbi 2500 vizitor për vikend për te vizituar Selanikun dhe vendet të tjera të Greqisë, mesatarisht po shpenzojnë mbi 1 milionë€ për konsum, sigurime të makinave dhe shoping”, kështu thuhet sipas një studimi të AKB-së.

Kryetari i AKB-së, Agim Shanini më tutje ka thënë se “nga liberalizimi i vizave për Kosovën më së shumti po përfitojnë shtet që tradicionalisht ishin të vizituara nga kosovarët deri rreth viteve ’91-ta kur shtetet e EU aplikojnë viza për ish Jugosllavinë”.

Komunikata e plotë e AKB-së:

Mbi 1 milionë € kosovarët shpenzojnë për vikend në Greqi

Nga liberalizimi i vizave për Kosovën më së shumti po përfitojnë shtet që tradicionalisht ishin të vizituara nga kosovarët deri rreth viteve ’91-ta kur shtetet e EU aplikojnë viza për ish Jugosllavinë.

Greqia po bëhet vendi më i preferuar i kosovarëve për të vizituar gjatë javës sidomos pas janarit të këtij viti, që mesatarisht në javët e kaluara kanë ikur mbi 2500 vizitor për vikend për te vizituar Selanikun dhe vendet të tjera të Greqisë, mesatarisht po shpenzojnë mbi 1 milionë€ për konsum, sigurime të makinave dhe shoping sipas një studimi të AKB-ës.

Këtë po e bëjnë të munduar edhe organizimet të ndryshme me autobus të disa kompanive dhe agjencive turistike me oferta të lira nga Kosova për të shkuar në Selanik për vetëm 8€.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, kryeministri…