Shahini: Serbët e humbën afatin për formimin e asociacionit

17 qershor 2021 | 14:57

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë se serbët e kanë humbur afatin për formimin e Asociaconit të Komunave me shumicë serbe.

“Sot serbët e kanë kuptuar këtë gabim dhe lëshim të mundësisë së shfrytëzimit të kësaj të drejtë sipas Ahtisarit e me gjasë edhe Qeveria e Kosovës po e shfrytëzon këtë mundësi e cila po e kundërshton formimin e asociacionit në baza etnike”, ka shkruar Shahini në profilin e vet “Facebook”.

Postimi i plotë i Shahinit:

FORMIMI I ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE SERBE SIPAS PAKOSË SË AHTISARIT I KA SKADUAR AFATI.

Sipas pakos së Ahtisarit e cila kishte para pa formimin e asociacionit të komunave serbe brenda pavarësisë së mbikëqyrur  nga mekanizmat ndërkombëtar i ka skadu afati për një arsye të vetëm që serbët nuk e pranuan pavarësinë e Kosovës dhe ata nuk e shfrytëzuan të drejtën e përcaktuar detyrimisht sipas pakos së Presidentit Ahtisari.

Sot serbët e kane kuptuar këtë gabim dhe lëshim të mundësisë së shfrytëzimit të kësaj të drejtë sipas Ahtisarit e me gjasë edhe Qeveria e Kosovës po e shfrytëzon këtë mundësi e cila po e kundërshton formimin e  asociacionit në baza etnike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po kryhet pastrimi…