Shaip Kadriaj kujton heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci në përvjetorin e lindjes së tyre
28 maj 2026
| 22:06
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Shaip Kadriaj, i cili në zgjedhjet e 7 qershorit garon me numrin 57, ka kujtuar përvjetorin e lindjes së heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.
“Në përvjetorin e lindjes së heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, kujtojmë me krenari jetën dhe sakrificën e dy luftëtarëve që ia kushtuan gjithçka lirisë së Kosovës.
Fehmiu dhe Xheva mbetën simbol i guximit, qëndresës dhe dashurisë për atdheun deri në frymën e fundit. Emri dhe vepra e tyre jetojnë përherë në kujtesën e popullit tonë dhe në historinë e lavdishme të Kosovës.
Lavdi e përjetshme Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit!”, ka shkruar Kadriaj.



