Shaip Kamberi do të jetë sërish zë i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë

28 prill 2022 | 22:34

Shaip Kamberi beson se sot ka marrë votat e mjaftueshme për të qenë sërish zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë.

Ai në një intervistë për RTK-në, ka thënë se 610 vota janë të mjaftueshme në vendvotimin në Tërnoc që të arrijë të bëhet deputet.

“Ne sot me angazhimin tonë, arritëm se përmes gjykatës të rikthejmë në votim njësinë numër gjashtë dhe sipas rezultateve preliminare, janë 670 votues që kanë dalë dhe kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre. Ne llogarisim se të gjithë janë për koalicionin tonë, 610 votues do të jenë mjaftueshëm. Sipas asaj që presim po, presim fitore ndërsa do të presim rezultatin final. Nuk ka pas pengesa apo problem të theksuar, çështja e Ramazanit ka ndikuar që votuesit tanë të dalin më shumë mesdite. Shpresojmë së të gjithë këto vota të dalin”, tha Kamberi.

Procesi i rivotimit në vendvotimin numër 6 në fshatin Tërnoc ka përfunduar, ndërsa mediat në Luginë raportojnë se Shaip Kamberi ka siguruar votat që të jetë edhe për një mandat deputet në Kuvendin e Serbisë.

Sipas mediave lokale atje rezultati në Tërnoc është si vijon: Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka marrë 686 vota, SNS 1 votë, derisa 11 fletëvotime kanë qenë të pavlefshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person…