Shaip Kamberi: Nëse në shkëmbim nuk përfshihet krejt Lugina, pasojat do të jenë të rënda

07 gusht 2018 | 10:43

Faktori politik në Komunën e Bujanocit është pro idesë së bashkimit me Kosovën, por kërkon që të bëhet kujdes me termat që përdor presidenti Hashim Thaçi.

Kryetari i kësaj komune, Shaip Kamberi, ka thënë për “Vizion Plus”, se fati i Luginës duhet trajtuar si një dhe i pandarë.

Kamberi ka paralajmëruar se nëse Prishtina do të ulet ne tryezën e bisedimeve dhe do të pranojë shkëmbim të territorit duke marrë vetëm një pjesë të Luginës kjo do të ketë pasoja të rënda.

Pasi presidenti, Hashim Thaçi ka publikuar propozimin e tij për korrigjimin e kufijve, duke bërë të qartë se në shtator do të shtrohet në tryezën e bisedimeve faktori shqiptar në Luginën e Preshevës ka shpeshtuar kontaktet me Prishtinën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatori mund të jetë një muaj i rëndësishëm në zgjidhjen…