Shakira konfirmon ndarjen nga Gerard Pique

04 qershor 2022 | 13:56

Shakira dhe partneri i saj Gerard Pique kanë njoftuar për ndarjen.

Këngëtarja kolumbiane konfirmoi se nuk është më me futbollistin 35-vjeçar pas një lidhjeje 11-vjeçare.

Dyshja, lidhja e të cilëve filloi në vitin 2010, kanë së bashku dy djem, Milanin dhe Sashën.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në deklaratën e publikuar nga agjensia e komunikimit të Shakirës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik…