Shala: A po rrezikohet procesi i regjistrimit të popullsisë qëllimisht për herë të tretë?

13 mars 2024 | 12:21

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se qeveria Kurti është duke planifikuar që në të njëjtën kohë t’i mbajë zgjedhjet në veri dhe ta bëjë regjistrimin e popullsisë.

Ai ka thënë se realizmi i këtyre dy proceseve në të njëjtën kohë bie ndesh me ligjin.

Shala ka hedhur dyshime se kryeministri Albin Kurti është duke bërë lojë të qëllimshme politike në lidhje me këto dy procese.

“Ligji për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, kapitulli IV, neni 22, pika 3 thotë: ‘Regjistrimi i popullsisë nuk realizohet në situata të veçanta, si: zgjedhjet qendrore, lokale, trazirat sociale dhe faktorë të jashtëm në një periudhë jo më pak se gjashtë (6) muaj para regjistrimit. Në raste të jashtëzakonshme, data e regjistrimit rishikohet’. A është e qëllimshme kjo lojë politike dhe ku po na dërgon qeveria me këto veprime antiligjore? Cili nga këto procese duhet të anulohet, apo çka ndodh nëse qeveria e shkel ligjin publikisht?

A po rrezikohet procesi i regjistrimit të popullsisë qëllimisht për herë të tretë radhazi, edhe pse deri më tani qeveria ka ndarë shumë mjete në përgatitjen e procesit të regjistrimit të popullsisë”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Postimi i plotë i Shalës:

Qeveria po planifikon të realizojë dy procese të paligjshme në të njëjtën kohë.

Regjistrimin e popullsisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore të vendit. Të dyja këto procese të rëndësishme, bien ndesh ligjërisht!

Ligji për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, kapitulli IV, neni 22, pika 3 thotë: “Regjistrimi i popullsisë nuk realizohet në situata të veçanta, si: zgjedhjet qendrore, lokale, trazirat sociale dhe faktorë të jashtëm në një periudhë jo më pak se gjashtë (6) muaj para regjistrimit. Në raste të jashtëzakonshme, data e regjistrimit rishikohet”.

A është e qëllimshme kjo lojë politike dhe ku po na dërgon qeveria me këto veprime antiligjore?

Cili nga këto procese duhet të anulohet, apo çka ndodh nëse qeveria e shkel ligjin publikisht?

A po rrezikohet procesi i regjistrimit të popullsisë qëllimisht për herë të tretë radhazi, edhe pse deri më tani qeveria ka ndarë shumë mjete në përgatitjen e procesit të regjistrimit të popullsisë. Ka angazhuar shumë punëtorë, ka ndarë shumë mjete për pajisje teknologjike, ka kryer disa tender njëburimorë, si psh: për automjete, për tabletë, etj.

Gjithë ky proces i kushtueshëm financiarisht dhe politikisht, po shoqërohet me një pasiguri të madhe implementuese që nga faza e rekrutimit të stafit e deri tek shkalla e rrezikshmërisë së ndërhyrjeve kibernetike në procesin e regjistrimit.

Kujt i duhen këto procese kaq të kushtueshme, jo transparente dhe kaq të pasigurta?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka ndarë 520 mijë euro për renovimin…