Shala: Gjeneratën e minatorëve që aftësuam ne, sot mban mbi supe peshën dhe sfidat e ‘Trepçës’

23 shkurt 2023 | 11:34

Në nderim të “Javës së minatorëve”, deputeti i PDK-së dhe ish-drejtori i ndërmarrjes “Trepça” , ka thënë se gjatë kohës sa ka drejtuar këtë ndërmarrje ka arritur që të bëjnë aftësimin e minatorëve të rinj.

Ai ka thënë se gjenerata e minatorëve e cila është aftësuar gjatë kohës se tij është duke e mbajtur mbi supe peshën dhe sfidat e “Trepçës”.

“Për nderë të ‘Javës së minatorëve’. Për të arritur ndryshimin, duhej përtërirë edhe mosha mesatare e minatorëve. Ne arritëm me transparencë dhe bashkëpunim sindikal, që minatorët e vjetër që kishin vuajtur edhe burgje e greva, t’i pensiononim në mënyrë të dinjitetshme, duke rekrutuar fëmijët e tyre të cilët i trajnuam për rreth tre muaj, i kualifikuam dhe futem në fronte të punës, duke ndryshuar dhe rritur kapacitetin prodhues, por edhe duke ruajtur gjendjen e ekonomive familjare të minatorëve. Përveç rekrutimit dhe ndërrimit të minatorëve të vjetër me fëmijët e tyre, ne aftësuam dhe përgatitëm edhe 250 minatorë të rinj. Kjo gjeneratë, edhe sot mban peshën dhe sfidat e Trepçës mbi supet e tyre. Me fat!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli pësoi një humbje të thellë 2-5 ndaj Real Madridit…