Shala, Hajdarit: Tetë muaj në qeveri, një letër e keni dërguar në CEFTA

22 nëntor 2021 | 12:34

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, ka thënë se barrierat tregtare ndërmjet të dy vendeve janë rritur edhe më shumë, sidomos kohëve të fundit.

Në këtë kontekst, Shala ka thënë se kjo tryezë do të mund të shërbente në gjetjen e ndonjë zgjidhje.

Sipas tij vendimi i marrë për targat është skandaloz dhe se kërkesa që të pritet për reciprocitet është e papranueshme.

Shala ka kritikuar ministren Rozeta Hajdarin edhe në raport me CEFTA-n.

“Vendim më skandaloz se veprimi i targave që ka marrë qeveria nuk ka. Sa i përket pritjeve për reciprocitet edhe kjo është e natyrshme. Tash po thoni pritni pak. Tetë muaj ditë në qeveri një letër e keni dërguar në CEFTA”, ka thënë Shala gjatë diskutimit publik me temën “Barrierat tregtare mes Kosovës dhe Serbisë”, të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës e shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes…