Shala i PDK-së kërkon shkarkimin e menjëhershëm të bordit të ZRrE-së

06 korrik 13:57

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, njëherësh kryetar i Komisionit për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të bordit të ZRrE-së, teksa e ka akuzuar për implikim politik dhe lejim të importit e eksportit të energjisë në kohë krize të kompanive pa licencë.

Shala këto deklarime i ka bërë në Kuvendin e Kosovës, në seancën ku po shqyrtohet mocioni i LDK-së për shkarkimin e bordit të rregullatorit energjetik.

“Kërkesa për shkarkimin e bordit të ZRrE-së është e ligjshme dhe e moralshme. Ka pasur një vonesë të tejdukshme të bordit të ZRrE-së në faza parandalimi. Veprimet politike janë të tejdukshme, që binë ndesh. Fushata e rrejshme për gjendjen e sektorit energjetik, shqyrtimi i jashtëzakonshëm i tarifave, manipulimi me fakte, pasurimi i vetëm importeve dhe fshehja e sasisë së eksporteve, raporti politik pa u konsultuar me instancat parlamentare, ndarja dhe segregacioni ekstrem mes qytetarësh, ndarja dhe pabarazia veri-jug, marrja e vendimit final për ngritje të tarifave në dëm të qytetarëve, lirimi i pa asnjë arsye i një kategorie tjetër për pagesën e tarifave, mos-zbatimi i asnjë rekomandimi nga task-forca në krizën energjetike, pasoja e krejt këtyre vendimeve ka pasur një kosto të madhe”.

“ZRrE ka vazhduar edhe më tutje. Bordi i ZRrE-së ka treguar dhe është tepër jo-funksional edhe për shkak që të gjithë fazës së krizës energjetike ka lejuar operimin, eksportin dhe importin të kompanive pa licensë. Kjo do të mjaftonte që ky bord të tërhiqej, e le më ne të jepnim arsye pse duhet shkarkuar”, ka thënë Shala.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, në…