Shala i PDK-së: Qeveria e planifikoi bashkë me ZRrE-në ngritjen e çmimit të faturave të rrymës

26 janar 2022 | 12:18

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, në një konferencë për media ka thënë se kjo parti është kundër rritjes së çmimeve të energjisë elektrike nga 1 shkurti sipas propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

Shala ka thënë se përkundër paralajmërimeve të hershme të PDK-së, Qeveria e Kosovës, siç është shprehur ai, me paaftësinë e saj menaxhuese, dhe ndërhyrjet politike në ZRRE, ka planifikuar ngritjen e çmimeve si të vetmen masë në këtë krizë.

“Konsistenca e Partisë Demokratike vazhdon edhe më tutje, sepse konsiderojmë që nuk është koha, rrethanat, dhe as mënyra e duhur për rritjen e çmimit të energjisë. Këtë konstatim e arsyeton situata e inflacionit të lartë, situata e pandemisë, situata e sezonit dimëror, ku qytetarët dhe gjithë taksapaguesit janë shumë të rënduar për shkak të këtyre faktorëve. Qeveria e Kosovës në vend që të sjellë alternativa të daljes nga krizat, ajo ka kundërshtuar dhe vazhdon të kundërshtoj projektet alternative energjetike, i tha ‘JO’ gazit Amerikan, i tha ‘JO’ investitorëve strategjik të energjisë së erës, i  tha ‘JO’ të gjitha burimeve tjera alternative”, ka thënë Shala.

Shala ka thënë se planifikimi për rritje të çmimit të energjisë ishte i përbashkët në mes të Qeverisë dhe ZRrE-së.

“Si asnjëherë deri më tani, raporti konsultativ i Qeverisë dhe ZRRE-së, lë jashtë kufijve 4 komunat e vendit duke mos i përfshirë në ngritjen tarifore që ka paraparë për pjesën tjetër të vendit. Pra kjo ndarje është e papranueshme dhe e paligjshme. Kjo është pabarazi e lartë mes qytetarëve të Republikës sonë. Kjo Qeveri po heq dorë nga shtrirja e sovranitetit energjetik shtetëror, e në anën tjetër në kurriz të taksapaguesve të pjesës tjetër, paguan shpenzimet qindra milionëshe të pjesës veri”,ka thënë ai.

Shala ka ftuar sërish ZRrE-në ta rikthej në pikën zero raportin konsultativ, dhe në një afat optimal të sjellë një raport profesional dhe gjithëpërfshirës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andrea Beer Në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, përfaqësuesit e…