Shala: Industria e drurit, në dy vitet e fundit është forcuar më shumë se asnjëherë më parë

21 shtator 2019 | 17:37

Kandidati për deputet Endrit Shala bashkë me kandidatin për kryeministër nga Nisma Socialdemokrate Fatmir Limajn, dhe kandidatët për deputetë nga Suhareka, ishin për vizitë te fabrika e mbobileve “Te Naseri” në Suharekë.

“Pas grantit substancial nga Ministria e Tregtisë, kjo fabrikë përveq që ka rritur teknologjinë duke ndikuar direkt në kualitetin e produktit, ka shtuar edhe punësimin dhe ka rritur eksportin.

Ne do të vazhdojmë mbështetjen ndaj ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme,(NVM-ve), sepse besojmë që mbështetja ndaj tyre është e vetmja rrugë për zhvillim, për rritje të punësimit dhe e vetmja rrugë që do ta forcojë ekonominë e vendit tonë”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë prezantimit të Programit Nacional për Zhvillim dhe Punësim, kandidatja…