Shala: Kampanja e fundit kualifikuese është dështim dhe këtë duhet ta pranojmë haptas

12 shkurt 2024 | 12:40

Menaxheri i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Bajram Shala në emisionin sportiv “Favorit” në Televizionin 7, ka folur për kampanjën e fundit kualifikuese të “dardanëve” dhe tha se ishte dështim dhe kjo duhet të pranohet haptas.

“Dështimi ka ardhur në kampanjën e fundit për Kampionat Evropian dhe këtë nuk mund ta mohoj askush. Në grup me ato ekipe që kemi qenë me përfundu në vendin e pestë është dështim dhe këtë duhet ta pranojmë haptas. Faktorët pse kemi dështuar janë të shumtë. Forma e futbollistëve, shtabi teknik. Për këtë arsye janë larguar dy trajnerë brenda një viti”, ka thene Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar…