Shala kritikon KOSTT-in

27 shtator 2022 | 17:15

Kryetari i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto.

Këto komente Shala i ka bërë gjatë raportimit të drejtueseve të KOSTT-it në këtë komision.

“Këtu po e jepi një koment si inxhinier, jo si kryetar i Komisionit. Në infrastrukturën e Kosovës, por edhe në shumë institucione të tjera kemi pasur raste të tilla ku kemi ndërtuar objekte projekto-ndërto. Si praktikë dhe metodologji në rrethana çfarë jemi nuk është mirë e qëndrueshme dhe nuk do të duhej të vazhdojë kjo procedurë. Prandaj, mendojë se ka zgjidhje”, ka thënë Shala.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kupa e Botës në Katar do të fillojë më 20…