Shala: Kurti intervistoi në zyrën e tij kandidatët për anëtarë të bordit të KPMM-së, a është ndërhyrje në drejtësi kjo?

19 nëntor 2021 | 13:41

Kuvendi i Kosovës sot pritet të votojë për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se kandidatët për anëtarë të bordit të KPMM-së janë ftuar në zyrë të kryeministrit Albin Kurti dhe janë intervistuar nga ky i fundit.

Shala ka pyetur ministren Albulena Haxhiu të përgjigjet, siç ka thënë si “ministre, si juriste, por edhe si nënë se a është ndërhyrje në drejtësi një gjë e tillë”.

Ai ka thënë se një rast kur kryeministri ka intervistuar personalisht anëtarë të komisioneve të pavarura, nuk ka pasur ndonjëherë.

“Kërkoj sinqerisht një përgjigje nga ministrja e Drejtësisë, si ministre, si juriste, por edhe si nënë. A është ndërhyrje nëse kryeministri Kurti fton në zyrën e tij, interviston anëtarët e komisionit të pavarur të cilët sot kemi me i votuar si komision të pavarur të dalë pas një procesi transparent. Cila është drejtësia këtu, kur kryeministri thërret në zyrën e tij, anëtarët e pavarur që sot kemi me i votuar. Kurrë nuk kam dëgjuar që kryeministri i ka ftuar anëtarët e komisioneve rregulltatore, i fton dhe i interviston”, ka thënë Shala.

Në këtë pyetje, nuk është përgjigjur të paktën deri tani ministrja Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, i…