Shala: Mos t’u lejohet hyrja në diskoteka të miturve nën moshën 18-vjeçare

10 korrik 2019 | 17:01

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, është takuar sot përfaqësues të shoqatës së gastronomve të Prishtinës, përfaqësuesit e lokaleve, klubeve dhe diskotekave, ndaj të cilëve ka kërkuar që të përfillet Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, si dhe mos t’u lejohet hyrja në diskoteka të miturve nën moshën 18 vjeçare.

“Sot takova shoqatën e gastronomve të Prishtinës dhe disa nga përfaqësuesit e lokaleve, klubeve dhe diskotekave më të mëdha të natës të Prishtinës dhe qyteteve tjera të Kosovës, ku diskutuam për implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit. Kërkova nga afaristët e gastronomisë ( lokalet e natës), që janë ndër punëdhënësit më të mëdhenj në Republikën e Kosovës, që ta respektojnë Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe të mos ju lejojnë të miturve nën 18 vjet hyrjen dhe njëkohësisht qasje në pije alkoolike e kështu ta ruajmë shëndetin e fëmijëve tanë. Në takim u zotuam se do të bashkëpunojmë maksimalisht për të krijuar kushte sa më të mira për bizneset e gastronomisë, sepse është sektor me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të jetë partner i bizneseve dhe zë i tyre, për t’i zgjidhur të gjitha shqetësimet e që mund t’i kenë”, ka shkruar Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trendi i dërgesave të parave nga diaspora kosovare apo remitencave…