Shala, Mujës: Ke qenë në PDK, shyqyr që je larguar

24 maj 2022 | 14:26

Një përplasje verbale ka ndodhur ndërmjet kryetarit të Komisionit për Ekonomi, Industri dhe Ndërmarrësi, Ferat Shala dhe deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja, pasi ky i fundit ka folur lidhur me padinë e PDK-së ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE).

Deputeti Muja ka thënë se në të kaluarën janë bërë punësime familjare, por sipas tij kjo nuk është duke ndodhur me ardhjen e qeverisjes Kurti.

Për punësime familjare, Muja ka sulmuar PDK-në, duke bërë që të reagojë kryetari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Ferat Shala. Shala ka thënë se në një kohë në PDK ka qenë edhe vetë Armend Muja.

“Leje PDK-në. Ke qenë dikur e tash e ke lëshuar, mirë ia ke bërë. Le PDK-në, shyqyr që ke dalë. Dashtë Zoti të mbajnë edhe këta tjerët (LV) që të kanë marrë. Këtu je në Komisionin për Ekonomi dhe po më flet për PDK-në”, ka thënë Shala.

Por, Muja e ka mohuar se ka qenë ndonjëherë në PDK-në.“Uh Zot mos e bën. Kurrë nuk kam qenë në PDK”..

“PDK-ja e ka paditur ZRrE-në dhe është e drejtë e saj si subjekt. Por, duhet me qenë ma serioz në komision, kur t’i kërkojmë materialet duhet me i sjellë”.

“Pa marrë parasysh edhe vet me përzgjedh kur e vërejt që puna nuk është e mirë nuk kemi obligim kontraktual me ta. Më parë ka qenë më lehtë se janë caktuar njerëz që i keni njohur, por tash jo. Nuk është se ndaj këtyre personave po kërkoj që 3 muaj ditë me rregulluar gjithçka. Borxhi që po vjetrohet nuk po paguhet”,  ka thënë Muja.

Për punësimet familjare të Vetëvendosjes ka folur deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

“Unë e marrë obligim dhe përgjegjësi me ua dhënë emrat dhe mbiemrat e bordit të familjarëve të militantëve tuaj. Ju keni punësuar militantët tuaj”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) ka shpërndarë…