Shala në Samitin Botëror Rinor: Historia e të rinjve të Kosovës është mjaft e dhimbshme

27 prill 2019 | 22:13

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, e cila është dume marr pjesë në ë Samitin Botëror Rinor në Qipron Veriore,  ku është ftuar si folëse kryesore në edicionin e parë të Samitit Botëror Rinor , para  përfaqësuesve të 60 shteteve pjesëmarrësve, ka folura për historinë e të rinjve të Kosovës, të kaluarën dhe të tashmen, sfidat në edukim, si  dhe barazinë gjinore.

“Duhet të kujtojmë të kaluarën për ta njohur të tashmen e një vendi! Nëse kthehem në të kaluarën historia e të rinjve të Kosovës është mjaft e dhimbshme. Që nga vitet e 90ta për shkak të konflikteve politike në ish-Jugosllavi ajo shpeshherë u privua nga e drejta e fjalës se lirë, arsimimit, e lëvizjes, duke iu shkelur te drejtat themelore për një jetë me dinjitet”, ka shkruar Shala në profilin e vet në “Facebook”.

 

Fjalimi i plotë  i Shalës:

Ne momente të tilla jam gjithmonë krenare për vendin që përfaqësoj!

Para 60 shteteve pjesëmarrësve në Samitin Botëror Rinor sonte kam folur për historinë e të rinjve të Kosovës, të kaluarën dhe të tashmen, sfidat në edukim dhe barazinë gjinore.

Me këtë rast kam theksuar se qe nga themelet e ndërtimit të një Kosove të pavarur dhe demokratike, rinia jonë luajti një rol të rëndësishëm, duke qenë çdoherë e gatshme të përballej me sfida te ndryshme si në kohë lufte ashtu edhe në kohe paqeje.

Duhet të kujtojmë të kaluarën për ta njohur të tashmen e një vendi! Nëse kthehem në të kaluarën historia e të rinjve të Kosovës është mjaft e dhimbshme. Që nga vitet e 90ta për shkak të konflikteve politike në ish-Jugosllavi ajo shpeshherë u privua nga e drejta e fjalës se lirë, arsimimit, e lëvizjes, duke iu shkelur te drejtat themelore për një jetë me dinjitet.

Ishin pikërisht vitet 88-89 kur autonomia e Kosovës në Jugosllavi u suprimua nga regjimi serb. Kosova humbi të gjitha fuqitë legjislative dhe ekzekutive, duke përfshirë edhe çështjet mbi arsimin.

Të dëbuar nga shkollat e mesme, të rinjtë shqiptarët gjatë viteve të 90-a krijuan një sistem paralel arsimi nëpër shtëpi-shkolla, me mungesë librash dhe pajisjesh të përshtatshme shkollore. Tri javë pasi që u ndanë shkollat, një helmim masiv i nxënësve ndodhi në disa qytete të Kosovës . Vazhdoi përgjatë vitit dhe i preku rreth mijëra nxënës kryesisht shqiptarë.

Paralelisht me protestat e studentëve, grupet e para të armatosura në Kosovë filluan të sfidonin shtetin serb edhe ushtarakisht. Ato filluan një betejë kundër regjimit represiv dhe drejt ndërtimit të mirëfilltë të Republikës së Kosovës qe rezultojë me luftën brutale te vitit 1998-99, lufte ne te cilën rinia e Kosovës luajti një rol të rëndësishëm duke u bere pjese e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës luftë në të cilën shume prej tyre humben jetën për liri dhe sot Kosova kujton me krenari jetën dhe veprën e secilit prej tyre.

Tutje kam theksuar se 20 vite pas luftës dhe 11 vite pas Pavarësisë, përkundër kushteve jo të favorshme dhe sfidave të mëdha sidomos cenimit të lëvizjes së lirë pra mos-liberalizimit të vizave, Kosova numëron qindra suksese të të rinjve të saj në vend dhe ne botë, në fushën e artit kulturës dhe sportit duke marrë si shembull Majlinda Kelmendin, Era Istrefin e shumë të tjerë.

Sa i përket arsimimit dhe barazisë gjinore veçova se Kosova bazuar në vështirësitë që ka pasur në të kaluarën ka bërë progres duke respektuar kuotën prej 30% në Kuvendin e Kosovës, duke emëruar disa herë femra ministre në dikastere të ndryshme megjithatë kjo përqindje e respektimit të barazisë gjinore duhet të rritet.

Në fund ajo adresova se sfidë për Kosovën dhe të rinjtë e saj mbetet anëtarësimi i shtetit në OKB dhe mekanizma të tjerë ndërkombëtar qe do ti hapte rrugën të rinjve tanë të jenë të barabartë në botën demokratike.

Pjese e panelit gjatë fjalimit ishte edhe Ministri i Kulturës dhe Rinisë së Liberisë D. Zeogar Ëilson i cili foli për perspektivën e të rinjve afrikan si dhe folës të tjerë.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbajt turneu ndërkombëtar “Judo for Peace” ku morën pjesë…