Shala: Nuk janë ndarë NISMA dhe AKR-ja

06 shkurt 2020 | 23:39

Edhe pse Aleanca Kosova e Re (AKR), ka votuar qeverinë Kurti, nuk ka ndarje me Nismën Socialdemokrate, të cilat kanë gjashtë deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, që vjen nga Nisma Socialdemokrate, ka thënë se nuk ka pasur ndarje mes AKR dhe Nismës. “Dy partitë nuk janë ndarë dhe ne mes neve ka demokraci. Ne ekzistojmë si Grup Parlamentar. Edhe e drejt e AKR-së për të votuar qeverinë që e bëri Pacolli. Ai ka premtuar publikisht se do të votojë qeverinë Kurti. Ne nuk deshëm të diskutojmë, është e drejtë e tij”, ka deklaruar Shala në emisionin “n’Kuvend” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij, opozita e tashme do të jetë e zëshme në kritikat që do të jenë ndaj qeverisë Kurti. “Me këtë buxhet nuk do të ketë mundësi që Qeveria Kurti të realizojë planet e tij. Edhe tek Ushtria ai nuk do të mundësi të realizojë planet”, tha ai. Shala bëri me dije se Nisma do të jetë monitoruese e qeverisë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dekada e fundit në Kosovë përfundoi me rritje të martesave…