Shala përkujton dëshmorët e rënë tek Guri i Gradinës: Ata janë krenaria e Drenicës dhe UÇK-së

18 prill 2024 | 15:36

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka përkujtuar pesë dëshmorët të cilët kanë rënë heroikisht tek Guri i Gradinës.

Shala ka thënë se me këtë dëshmorë është krenare Drenica dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

“Sot shënohet përvjetori i njëzet e pestë i rënies së pesë dëshmorëve të Gurit të Gradinës. Pesë lajmëtarët e lirisë që me heroizmin e tyre thyen ushtrinë e armikut. Pesë yje dhe rreze pranverore të vitit 1999, pranverë kjo sa e dhimbshme po aq krenare që e përmbylli kapitullin më të lavdishëm të Kombit tonë, atë të çlirimit përfundimtar të Kosovës nga pushtimi serb. Rënia e dëshmorëve të Gradinës, e secilit veç e veç është kapitull i veçantë për historinë e lavdishme të UÇK-së dhe luftën e saj të ndritur. Raste shumë të rralla janë betejat frontale trup për trup, si ajo që bënë këta dëshmorë me heroizmin e tyre. Jam tepër krenar që pata fatin jetësor që ti kam shokë e bashkëluftëtarë këta burra heroik.  Janë krenar gjithë Drenica dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.  Ata mbesin në mendjen dhe shpirtin tonë përjetësisht, si pëllumbat e lirisë që fluturojnë lart mbi malet e Bjeshkëve të Berishës dhe kontrollojnë Grykën e Llapushnikut. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje të enjten edhe rundi i…