Shala, pushtetit: Në lojë të kujt jeni, kujt dreqin po i shërbeni?

15 qershor 2023 | 22:29

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka adresuar kritika të ashpra në adresë të qeverisë Kurti për situatën në veri dhe kidnapimin e tre policëve nga Serbia.

Ai ka akuzuar qeverinë për prishjen e raporteve me partnerët ndërkombëtarë dhe Shqipërinë.

Shala ka thënë se me partnerët ndërkombëtarë janë koordinuar shkëlqyeshëm gjatë luftës së UÇK-së dhe në kohën ishte larguar muri tek ura e Ibrit.

“Po bëni flima me nje kryetar komune, herë po e vishni në tesha kat e here në tesha sportive”, ka thënë Shala në Kuvendin e Kosovës.

Më tutje, Shala ka pyetur pushtetin se qysh me janë duke kërkuar përkrahjen e ndërkombëtarëve për lirimin e policëve, derisa partnerin më të rëndësishëm të Kosovës, SHBA-në, konkretisht Antony Blinken, kryeministri Kurti e ka quajtur naiv.

“Qysh me të përkrah ndërkombëtarët kur i quani naivë?”, ka pyetur Shala, pushtetin.

Ai ka kritikuar pushtetin për mos respekt ndaj ushtarëve të KFOR-it, të cilët nuk janë vizituar nga drejtuesit e shtetit të Kosovës.

Në fund të fjalës së tij, Shala ka pyetur se kujt është duke i shërbyer.

“Në lojë të kujt dreqin jeni?  Kujt po i shërbeni? Kujt i ndihmoni kështu?”, ka pyetur Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një letër nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelar gjerman Olaf…