Shala rikthehet nga lëndimi

25 shtator 2019 | 11:39

Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje të rëndësishme në muajin tetor. Më 10 tetor “Dardanët” do të luajnë ndeshje miqësore me Gjibraltarin, ndërsa katër ditë më vonë luajnë për kualifikime me Malin e Zi.

Lajm i mirë është se një nga futbollistët kryesor të Kosovës në repartin e mesfushës, Herolind Shala, është rikthyer nga lëndimi. Shala kishte munguar në dy ndeshjet e shtatorit ndaj Çekisë dhe Anglisë. Mesfushori i Kosovës është aktivizuar në 25 minutat e fundit për skuadrën e tij, Valerenga, në duel me Vikingun.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i kompanisë “Tesla”, Elon Musk, ka zbuluar planet e…