Shala: Rryma mund të shtrenjtohet sërish, qeveria të reagojë (video)

28 korrik 2022 | 11:06

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka alarmuar se çmimi i energjisë elektrike për qytetarët mund të rritet sërish.

Shala ka thënë se çmimi në tregun e energjisë elektrike po rritet, duke shtuar se “KEK-u aktualisht është para kolapsit”.

Më tutje, Shala i ka propozuar qeverisë, ndër tjerash që ta largojë TVSh-në nga faturat e energjisë elektrike.

Po ashtu, ai ka propozuar krijimin e një fondi për subvencionim të konsumatorëve.

“PDK-ja është thellësisht e brengosur dhe shpreh shqetësimin e saj që në këtë mungesë të reagimit të Qeverisë, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të përballen me një rritje tjetër të çmimeve, e cila do të jetë e papërballueshme”, ka thënë Shala në Kuvendin e Kosovës.

Shala ka thënë se “qeveria duhet të marr masat e shpejta dhe të duhura për ta menaxhuar situatën në muajt e ardhshëm”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blogerja Sara Hoxha e cila është partnerja e Ledri Vulës,…