Shala takohet me ambasadorin turk, ja për çfarë biseduan

05 tetor 2022 | 16:57

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala është takuar të mërkurën me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagrı Sakar.

Shala ka bërë me dije se me ambasadorin Sakar ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ekonomikë në mes të Kosovës dhe

“Sot në Kuvendin e Kosovës, së bashku me zëvendëskryetaren e Komisionit znj. Fidan Jilta, prita në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Çagrı Sakar. Diskutuam lidhur me marrëdhëniet e mira në mes të shtetit tonë dhe Turqisë. Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ekonomik, u dakorduam që marrëdhëniet e mira ti kultivojmë edhe më tutje”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…