Shala uron Thaçin: Ju i dhatë shumë ditëlindje dhe festë Kosovës

24 prill 2024 | 15:30

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi me rastin e 56-vjetorit të lindjes.

Ai ka thënë se Thaçi i ka dhënë Kosovës shumë ditëlindje dhe festa.

“Urime ditëlindja president! Ditëlindja e juaj na solli ditëlindjen e shtetit dhe Republikës së Kosovës. Ju i dhatë shumë ditëlindje dhe festë Kosovës. Ju e transformuat gjendjen historike të vendit, nga robëria në liri. Pa marrë parasysh ku të përplasen rrymimet e liga të kundërshtarëve, ishe dhe mbetesh lideri ynë”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe po luan sezonin e tij të fundit te…