Vetëm 12 ditë para zgjedhjeve, Qeveria ndan 2 milionë euro nga buxheti i shtetit për të blerë vota

26 maj 2026 | 23:29

Kandidati për deputet i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar në ‘Facebook’ në lidhje me vendimin e qeverisë në detyrë për ndarjen e mjeteve në kuadër të masës ‘Mbështetja e Mërgatës’, për subvencionimin e linjave ajrore.

“Vetëm 12 ditë para zgjedhjeve, Qeveria ndan 2 milionë euro nga buxheti i shtetit për të blerë vota”.

“Në foto shihet vendimi i Qeverisë së Kosovës, i datës 26 maj 2026, për ndarjen e mjeteve në kuadër të masës ‘Mbështetja e Mërgatës’, për subvencionimin e linjave ajrore. Ky është keqpërdorim i pastër i parasë publike për interesa partiake”, ka shkruar Gruda në ‘Facebook’.

Ai ka shtuar se: “Kur pushteti përdor buxhetin e Kosovës për fushatë, zgjedhjet nuk janë më as të lira dhe as të ndershme. Prokuroria e Shtetit duhet të nisë menjëherë hetime për këtë skandal dhe për përgjegjësit e këtij vendimi. Heshtja në këtë rast do të ishte bashkëfajësi”, ka shkruar Gruda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni i kongresistëve amerikanë ka mbërritur të martën në Prishtinë,…