Shaqir Totaj emëron drejtorët e drejtorive komunale (Emrat)

11 janar 2022 | 14:47

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar drejtorët e drejtorive të kësaj komune.

Nga gjithsej trembëdhjetë drejtori, kryetari Totaj ka emëruar njëmbëdhjetë drejtorë, ndërsa dy të tjerë do të emërohen në ditët në vazhdim.

Drejtorët e emëruar janë:

Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës – Luljeta Veselaj-Gutaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike – Çelë Lamaj

Drejtoria e Administratës – Edin Shehu

Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor – Pranverim Berisha

Drejtoria e Kadastrës dhe Gjeodezisë – Senxhar Karamuço

Drejtoria e Shëndetësisë – Burbuqe Berisha

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Bexhat Bytyqi

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik – Lirija Bytyqi

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Adem Morina,

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Vjollca Kabashi

Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë – Ramize Shala

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesjavë zhvillohet xhiroja e 15-të e Art Motion Superligës…