Shaqir Totaj reagon për emërimet e ushtruesve të detyrës së drejtorit në shkollat e Prizrenit (Dokument)

27 tetor 2020 | 15:01

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar për keqqeverisjen në Komunën e Prizrenit, në lidhje me emërimet e ushtruesve të detyrës së drejtorit në shkollat e kësaj komune.

Ai ka bërë me dije se Drejtoria Komunale e Arsimit nuk ka asnjë informatë në lidhje me emërimet e ushtruesve të detyrës së drejtorit në shkolla.

“Kush i emëron ushtruesit e detyrës së drejtorit dhe si është e mundur që DKA mos t’i ketë këto vendime?”, ka pyetur Totaj.

Postimi i plotë i tij:

Argumentet për keqqeverisje në komunën e Prizrenit sa vijnë e shtohen.
Përmes të drejtës ligjore për qasje në dokumente zyrtare ne kërkojmë vendimet për emërime të ushtruesve të detyrës së drejtorit në shkollat respektive.
DKA në Prizren na informon se nuk i disponon ato dokumente!!!
Kush i emëron ushtruesit e detyrës së drejtorit dhe si është e mundur që DKA mos t’i ketë këto vendime?
Kush qeverisë në Prizren?
Me çka merret DKA?
Kah po shkon arsimi në Prizren?
Janë vetëm disa nga pyetjet pa përgjigje si dëshmi e qeverisjes arrogante të VV dhe kryetarit Haskuka në Komunën e Prizrenit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli, ka deklaruar para…