Shaqiri: Dua të ndihmoj Lyonin të rifitojë lavdinë e mëparshme

22 shtator 2021 | 12:03

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri është i lumtur që i është bashkuar skuadrës së Lyonit.

“Jam i emocionuar dhe shumë i lumtur që jam këtu. Peter Bosz e pëlqen posedimin, futbollin ofensivë. Ishte një ndër arsyet për mua që erdha te Lyoni. Dua të kem sukses dhe të dalim në tjetër nivel. Me eksperiencën dhe nivelin e lojës, dua të ndihmoj klubin të rifitojë lavdinë e mëparshme”, ka thënë Shaqiri.

“Objektiva e klubit është të fitojë trofe, të rikthejmë Lyonin ku ishte para 10 viteve. Do merr kohë që të rikthehet aty ku e meriton”, ka shtuar Shaqiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksti: Metë Nimani &Besim Muhadri Muzika dhe interetim: Besim Muhadri…