Shaqiri: Duhet të jemi të guximshëm

06 dhjetor 2018 | 16:40

Liverpooli e mposhti Burnleyt (1-3), kurse në këtë ndeshje golin e tretë e shënoi Xherdan Shaqiri. Mesfushori shqiptar, ka thënë se Liverpooli në ndeshje të tilla duhet të jetë me i guximshëm.

“Kloppi na ka thënë se duhet të përfshihemi më tepër në lojë, të jemi më të gjallë, dhe të fitojmë topin më tepër sepse shpeshherë kemi kthyer topin prapa e jo përpara. Në pjesën e dytë ia dolëm më mirë dhe e menaxhuam lojën shumë mirë dhe shënuam tre gola. Duhet të jemi më guximtarë në këto ndeshje”, ka thënë Shaqiri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me qëllim të harmonizimit të gjendjes pronësore në terren me…