Lladrovci nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kadastrale të Kosovës

06 dhjetor 2018 | 16:17

Me qëllim të harmonizimit të gjendjes pronësore në terren me atë të regjistrave zyrtar pronësorë, Agjencia Kadastrale e Kosovës është në përgatitje të fillimit të projektit të rindërtimit të informacioneve kadastrale në katër komuna, respektivisht në Komunën e Vitisë, Kamenicës, Skenderajt dhe Drenasit.

Për këtë arsye kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti me bashkëpunëtorë, të enjten ka vizituar Komunën e Drenasit ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Qëllimi i takimit ishte informimi rreth projektit në tërësi dhe Zonave Kadastrale që do i nënshtrohen rindërtimit në këtë komunë në veçanti, konkretisht Zona Kadastrale Arllat dhe Zona Kadastrale Shtuticë.

Tema e interesit ishte njoftim i detajuar rreth fazave të projektit, përfitimeve që qytetarët e këtyre dy Zonave Kadastrale kanë nga implementimi i projektit, përgjegjësitë e institucioneve të përfshira në implementim e ngjashëm.

Në takim nga përfaqësuesit e dy institucioneve është ngritur nevoja e bashkëpunimit sa më të ngushtë gjatë të gjitha fazave të implementimit të projektit, e sidomos bashkëpunimi me banorët e zonave subjekt i rindërtimit, duke e ditur se vetëm me pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në projekt i njëjti do të mund të rezultonte i suksesshëm. Në fund të takimin përfaqësuesit e institucioneve përkatëse nënshkruan edhe marrëveshjen për bashkëpunim për projektin e rindërtimit të informacioneve Kadastrale në Zonën Kadastrale Arllat dhe Shtuticë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e ka vlerësuar…