Shaqiri: Ja pse e refuzova ofertën e Zvicrës 

03 tetor 2019 | 22:18

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka bërë me dije se ai nuk i ishte bashkuar Kombëtares së Zvicrës për ndeshjet e shtatorit pasi që ndiente se nuk mund t’i ndihmonte skuadrës dhe se i duhej pushim për t’u kthyer në formën më të mirë të tij.

“Nuk u ndjeva i aftë ta ndihmoja kombëtaren në muajin shtator. Në konsultim me drejtuesit e Kombëtares hoqa dorë nga ftesa për t’u përqendruar te klubi. Doja të kthehesha në nivelin maksimal për të mundur t’i ndihmoj shokët e kombëtares. Më duhej pushim”, ka deklaruar Shaqiri, i cili do të mungojë edhe në ndeshjet e tetorit, këtë herë për shkak të lëndimit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Prishtinës, koalicioni AAK-PSD ka mbajtur tubimin tjetër në Malishevë.…